Grupet muslimano-amerikane i dërgojnë letër presidentit Biden për Gazën

Përfaqësuesit e 80 organizatave të shoqërisë civile muslimano-amerikane i dërguan Bidenit letër dhe kërkuan që të ndalë shitjet e reja të armëve ndaj Izraelit

Përfaqësuesit e 80 organizatave të shoqërisë civile muslimano-amerikane që kritikojnë politikën e SHBA-së për Gazën, në një letër dërguar presidentit amerikan Joe Biden, kërkuan që “SHBA-ja të ndryshojë politikat e saj konkrete dhe jo retorikën për çështjen e Gazës”, transmeton Anadolu.

Reagimet e muslimanëve amerikanë ndaj politikave të administratës së Bidenit për Gazën vazhdojnë të rriten.

Përfaqësuesit e 80 organizatave të shoqërisë civile muslimano-amerikane të krijuara në rajone të ndryshme të vendit, i dërguan Bidenit letër dhe kërkuan që të ndalë shitjet e reja të armëve ndaj Izraelit.

Formësimi i cili përfshin grupe muslimano-arabe, amerikane, palestineze dhe organizata të ndryshme joqeveritare që i mbështesin ata, në letër thekson se Izraeli nuk vepron në përputhje me ligjet amerikane në lidhje me krizën që ka shkaktuar dhe se duhet të kërkohet llogari për këtë.

“Administrata juaj po përpiqet në platformat e hapura publike që të bindë Izraelin të heqë dorë nga sulmi në Rafah, por në të vërtetë po i jep ‘dritë të gjelbër’ që të kryejë një tjetër spastrim etnik në Rafah”, kanë deklaruar zyrtarët e organizatës të cilët i bënë thirrje SHBA-së të ndërmarrë hapa konkretë.

“Populli amerikan nuk dëshiron ndryshim të retorikës, ata kërkojnë ndryshime konkrete të politikës”, thuhet në letrën në të cilën vihet në dukje se administrata amerikane duhet të japë një provim më të mirë në çështjen e Gazës.

Përfaqësuesit e grupeve muslimano-amerikane protestuan ndaj Bidenit duke mos marrë pjesë në darkën e iftarit të organizuar në Shtëpinë e Bardhë./AA/

Leave a Reply