Franca, Italia dhe Spanja dënojnë goditjen e trupave të OKB nga Izraeli

Franca, Italia dhe Spanja kanë dënuar lëndimet e anëtarëve të misionit paqeruajtës të OKB-së në Liban, të njohur si UNIFIL, nga zjarri i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

Këto vende shprehen se incidente të tilla janë “të pajustifikueshme” dhe duhet “të marrin fund menjëherë”.

“Ne shprehim zemërimin tonë pasi disa paqeruajtës u plagosën në Naqoura. Këto sulme përbëjnë shkelje serioze të detyrimeve të Izraelit sipas Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe të drejtës ndërkombëtare humanitare.

Kujtojmë se të gjithë paqeruajtësit duhet të mbrohen dhe përsërisim lavdërimet tona për angazhimin e vazhdueshëm dhe të domosdoshëm të trupave/personelit të UNIFIL në këtë kontekst shumë sfidues”, thuhet në një deklaratë të përbashkët.

Leave a Reply