Mbi dekadencën intelektuale në BFI

Deklaratat e Deharit, ku Shaqir Fetai dhe familja e tij krahasohen me sahabët e Pejgamberit, përbëjnë jo vetëm një ofendim të rëndë ndaj figurave të shenjta islame, por edhe një shfaqje të paprecedentë të devijimit dhe instrumentalizimit të fesë për qëllime politike dhe personale.

Nga Ilir Berisha

Në shoqëritë e polarizuara dhe të manipuluara nga struktura qëndrore të pushtetit, mungesa e një elite intelektuale aktive dhe të angazhuar është gjithmonë një goditje fatale për zhvillimin dhe dinjitetin kombëtar. Fatkeqësisht, dukuria e tillë po shfaqet gjithnjë e më hapur në jetën fetare dhe institucionale të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, ku influenca e rrjeteve të vjetra jugosllave, të ngjizura përmes UDB-së, po vazhdon të ushtrohet përmes individëve që e kanë kthyer jetën fetare dhe institucionet në një platformë për interesa personale dhe mbijetesë politike.

Zëvendësimi i përfaqësimit të denjë intelektual dhe shpirtëror me një rreth njerëzish të kodifikuar gjenetikisht nga UDB-a serbe është një akt që jo vetëm tregon degradim moral e institucional, por edhe mungesë totale të vizionit dhe integritetit. Në rastin e fundit, lidhur me përurimin e botimeve të BFI-së, ku në vend të kritikëve letrarë e shkencorë u ftua një figurë e përfolur si Sherif Dehari për të lavdëruar Shaqir Fetain, u bë e qartë se kemi të bëjmë me një degradim të plotë të konceptit të përfaqësimit dhe udhëheqjes.
Duke i munguar përkrahja intelektuale, duke i munguar ajo shoqëri elitare e intelektualëve të kombit që e kishte ish-reisul ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, duke i munguar ato vizita konsultative dhe miqësore të intelektualëve të ndryshëm që i kishte pararendësi i tij, Shaqir Fetai zgjedh që të përkrahet e të përfolet, të miklohet e të lavdërohet nga pseudo-profilet e nga soji i vet të kodifikuar gjenetikisht nga UDB-a serbe. Këto dite, Shaqir Fetai e kishte obliguar Sherif Deharin, udbashin më të rrezikshëm në mesin e teologëve të vendit që të fliste për veprat e “reisit” (lexoni për të Memoaret e Sulejman Rexhepit)! Po pra, udbashi për udbashin! Madje Sherif Dehari, në prani të hoxhallarëve, teologëve dhe “akademikëve” tha se, askush nga të pranishmit nuk e njihte Shaqir Fetait siç e njihte ai! Ai para “ulemasë” tha se familja e Shaqir Fetait me deformim gjenetik të dhënur pas të “ëmblës” së UDB-së, na qenka si komuniteti i as’habëve të Pejgamberit s.a.v.s. Të gjithë të pranishmit e përcillnin si majmunë derisa Dehari po shprehej ashtu siç e kishin stërvitur celulat e UDB të njohur si “ujqër shkretinorë”! Kështu mbahen minjtë e gjerizit dhe kështu mbijetojnë, sepse kanë të ndërtuar sistem kanalizimi nëntokësor ku vetëm ata mund të frymojnë. I ke sa në njërën sa në skajin tjetër, e ushqejnë dhe e shtyjnë njëri tjetrin. Spektatorët analfabetë funksional vetëm mrekullohen nga aftësia e tyre për të mbijetuar në çfaredo kushtesh. Dhe nuk reagojnë edhe atëhere kur minjtë e gjirizit vlerësohen si as’habë të pejgamberit. A ka quferllëk më të madh se kjo! Pse heshturazi pranojnë nofkën “përfaqësues të qufrit”, vetëm e vetëm që të admirohen nga një udbash!
Deklaratat e Deharit, ku Shaqir Fetai dhe familja e tij krahasohen me sahabët e Pejgamberit, përbëjnë jo vetëm një ofendim të rëndë ndaj figurave të shenjta islame, por edhe një shfaqje të paprecedentë të devijimit dhe instrumentalizimit të fesë për qëllime politike dhe personale. Kjo është një strategji tipike e atyre që për dekada të tëra kanë punuar për shërbime të huaja dhe janë stërvitur për të manipuluar masat duke përdorur simbolet fetare dhe ndjenjat shpirtërore të njerëzve.
Një situatë e tillë na rikujton se, nëse institucionet fetare nuk mbrohen nga njerëz me integritet, ato do të vazhdojnë të bien në duart e atyre që nuk kanë asnjë lidhje me misionin e shenjtë që ato duhet të kryejnë. Ndërsa elita intelektuale dhe njerëzit me vlera të larta morale heshtin ose mbahen jashtë skenës, vendin e tyre e zënë njerëz që nuk kanë kurrfarë lidhjeje me parimet e drejtësisë, dijes dhe ndershmërisë.
Pyetja që duhet të shtrojmë sot si shoqëri është: ku janë intelektualët, dijetarët dhe udhëheqësit shpirtërorë të mirëfilltë? A do të vazhdojmë të lejojmë që rrjetet e vjetra të kontrollit dhe manipulimit të mbajnë peng fatin e institucioneve tona? Apo do të kërkojmë që këto struktura të pastrohen njëherë e përgjithmonë nga individë që e përdorin fenë për përfitime personale dhe që punojnë në dëm të shqiptarëve dhe myslimanëve të këtyre hapësirave?
Në fund, mallkimi i Zotit nuk do të bjerë mbi ata që e ndjekin të vërtetën dhe punojnë për të mirën e përgjithshme, por mbi ata që deformojnë të vërtetën dhe e kthejnë fenë në një vegël shkatërrimi. Lutemi që shoqëria jonë të zgjohet nga gjumi dhe të mos lejojë që mendja e saj të vazhdojë të mbahet peng nga relikte të errëta të një të kaluare të hidhur. Vetëm atëherë mund të ndërtojmë një të ardhme të ndritur dhe të denjë për brezat që vijnë.

Leave a Reply