Twitter ka mbyllur më shumë se 125.000 llogari të cilat besohet se kanë qenë të lidhura me terrorizmin që nga mesi i 2015.
Shumica e tyre ishin të lidhura me grupin e Shtetit Islamik, kompania tha në një postim të blogut të saj të premten.
Twitter ka thënë se ajo i ka suspenduar vetëm llogaritë kur ato janë raportuar nga përdoruesit e tjerë, por tha se ajo ka rritur madhësinë e ekipeve monitoruese dhe përgjigjen ndaj raporteve dhe ka zvogëluar kohën e saj të përgjigjeve në mënyrë “të konsiderueshme”.
Kompanitë e bazuara në Silicon Valley ka qenë të kujdesshme ndaj kërkesave dhe angazhimit me zyrtarë të qeverisë, të cilët kanë qenë të shqetësuar në lidhje me kërkesat e pafundme për veprime të ngjashme nga vende të botës, si dhe frika nga mundësia për tu perceptuar nga konsumatorët si mjete të qeverisë.