Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha bëri me dije nga selia e LSI-së se kjo forcë politike ka përzgjedhur tre zonja për të qenë kandidate për kryetare bashkish në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.
Kështu, për bashkinë e Prrenjasit është propozuar si kandidate, Miranda Rira, për bashkinë e Pogradecit, Diana Mile dhe në Gjirokastër, Zamira Rami.
Tre bashkitë e mësipërme aktualisht janë nën drejtimin e Partisë Socialiste.