Papa Françesku ka mbajtur një takim historik me patriarkun e Kishës Ortodokse ruse Kiril, gjatë vizitës së tij në Kubë. Dy klerikët u shfaqën tepër të entuziazmuar para kamerave ndërsa si Papa Françesku ashtu dhe patriarku Kiril thanë që takimi i tyre ka qenë shumë i ngrohet dhe i sinqertë. Biseda ka zgjatur për rreth dy ore dhe mësohet se temë diskutimi ka qenë persekutimi i të krishterëve në lindjen e mesme. Dy klerikët e lartë kanë nënshkruar së bashku dhe një dokument, i cili nuk është zbardhur ende. Ky takim, mes kreut të kishës katolike dhe asaj ortodokse ka një rëndësi të veçantë për bashkëjetesën fetare me besimtarëve të këtyre dy feve.
VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Shën Petersburg, plagosen 7 ushtarakë rusë
Shtatë ushtarakë rusë u plagosën kur një predhë e kohës së Luftës së Dytë Botërore shpërtheu në bodrumin e një…