Ka kohë që nëpër Universitetet e vendit janë angazhuar disa persona në cilësi të ligjeruesve apo të profesorëve siç parapëlqejn të quhen vetë ata për të tu ligjeruar studentëve në lëmi të ndryshme shkencore. Mirëpo të njejtit nuk i plotësojnë as kushtet elementare që të merren me një profesion të tillë.Kështu ka shkruar Bujar Ahmedi nipi i kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti në rrjetin e tij social në Facebook. Ai madje ka shkruar duke reaguar lidhur me angazhimin e Vasfi Dokës i cili është angazhuar në cilësin e ligjeruesit në lëndën Organizatat Ndërkombëtare.
Ahmedi madje kërkon nga studentët që të reagojnë sepse kjo është në dëmë të tyre.
Edhe më herët ka patur pakënaqësi tek shqiptarët pasi USHT ishte shëndrruar në çerdhe të familjarëve të Ali Ahmetit./Fakte/