Pas dymbëdhejtë pikave për gazetarinë, ndërmjetësuesi belg, Peter Vanhoutte, ka publikuar katërmbëdhjetë pika ‘të arta’ për politikanët.
Në faqen e tij në rrjetin social ‘’Facebook’’ Vanhoutte propozon këto regulla:
1. Mësoni për pak kohë këto regulla të arta përmendësh
2. Thoni të vërtetën – gjithmonë dhe kudo
3. Kurrë mos harroni: qytetarët kanë të drejtën e informimit
4. Gjithashtu edhe mediat
5. Mos i merni ato para në shtëpi: u takojnë qytetarëve
6. Mos jepni premtime nëse nuk mund t’i mbani
7. Mësohu të humbësh diskutimin dhe zgjedhjet
8. Pranoje se OJQ-të dijnë njëqind herë më shumë se sa që do të dini ju ndonjëherë, prandaj mbështetuni te ata si burim parësor i dijes
9. Shërbehu njerëzve, mos lejo të të shërbejnë ata ty
10. Mba përgjegjësi për gabimet e tua
11. Bëj një shëtitje me biçikletë çdo ditë dhe dëgjo njerëzit
12. Kritiko argumentet, kurrë personin
13. Ta kesh parasysh çështjen: të bësh dallimin e jetës së qytetarëve, jo tënden
14. Dhe mos harro: ka jetë pas politikës
Këto pika, Vanhoutte i konsideron si mjet mbijetese për politikanët e sinqertë.