Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati deklaroi se ngritja e mureve në kufij me shtetet fqinje nuk i jep zgjidhje problemit me emigrantët.
Gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”, Bushati theksoi se kriza e refugjatëve është një sfida e përbashkët.
“Ngritja e mureve nuk është zgjidhje e problemit për emigrantët, pasi është reaksion zinxhir te fqinjët. Shqipëria nuk do hapë e nuk do mbyllë kufijtë. Shqipëria do i qëndrojë besnike BE”, tha Bushati.