Ja çfarë ndodh nëse Apple humb betejën me FBI

Në një intervistë të fundit për betejën ligjore të Apple me Departamentin e Drejtësisë, Tim Cook tha se celularët tanë kanë më shumë informacione për ne dhe familjet tona sesa çdo pajisje tjetër.

Ai ka të drejtë. Dhe nëse FBI ia del ta kalojë bllokadën e sigurisë së Apple apo ndonjë kompanie tjetër, do të kishte qasje në të gjithë ne dhe lehtë do të mund të na kishte “nën kontroll”.

Por, nuk janë vetëm celularët për të cilët brengoset Apple. Edhe veturat së bashku me pajisjet tjera teknologjike në shtëpi do të preken më pas nga kjo qasje e FBI, transmeton Gazeta Express.

Shikoni përreth shtëpisë tuaj, zyrës ose veturës. Sa mikrofona, kamera ose senzor të tjerë janë drejtuar nga ti për momentin? Edhe nëse nuk janë të lidhura në ndonjë server këto pajisje, ata do të jenë aty duke na shikuar dhe dëgjuar gjatë gjithë kohës.

Për fat të mirë, prodhuesit i kanë lënë disa bllokada të sigurisë që nuk mund t’i thyejnë të tjerët, dhe këta sy të FBI janë larg prej nesh. Por, nëse Apple detyrohet ta ndihmojë FBI të hyjë në një iPhone, kjo bllokadë më nuk do të kishte rëndësi.

FBI do të kishte qasje në çdo shtëpi, banesë, veturë dhe pajisje elektronike që ne dhe njerëzit e tjerë në vende të ndryshme të botës i përdorim. /Gazeta Express

Leave a Reply