Kriza e emigrantëve, Bushati për ‘VOA’: Shqipëria s’do hapë e nuk do mbyllë kufijtë

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati deklaroi se ngritja e mureve në kufij me shtetet fqinje nuk i jep zgjidhje problemit me emigrantët.

Gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”, Bushati theksoi se kriza e refugjatëve është një sfida e përbashkët.

“Ngritja e mureve nuk është zgjidhje e problemit për emigrantët, pasi është reaksion zinxhir te fqinjët. Shqipëria nuk do hapë e nuk do mbyllë kufijtë. Shqipëria do i qëndrojë besnike BE”, tha Bushati.

Leave a Reply