A ka një pakt të fshehtë Basha – Selami?

Pothuajse të gjithë kundërshtarët e Bashës në PD e kanë konsideruar Eduart Selamin si një kandidat fallco në një palë zgjedhje farsë. Që në fillim ata kanë akuzuar se program i është bërë nga stafi i Bashës, se sallat i mbushen me urdhër të Bashës, madje edhe axhendat e lëvizjeve në qytete janë të përafërta që mos i mbledhin dy herë demokratët nëpër tubime. Por në fakt pot ë dëgjosh ato që Selami thotë me tonin e tij të qetë dhe të shtruar, thelbi nuk ndryshon nga akuzat që artikulojnë kundërshtarët më të egër të Bashës. Me stilin e tij ish kryetari i PD-së në fillim të viteve ’90, i ka renditur një nga një të gjitha gabimet e kryetarit të ngrirë, dhe metodën e tij të drejtimit.

Atëhere pyetjet që shtrohen janë disa: kush ka të drejtë ata që e quajnë Selamin një kandidat qesharak njësoj si Maqo Lakrori kundër Edi Ramës, apo ata që dëgjojnë me seriozitet kritikat e tij të ashpra? Pse u fut Selami në një sfidë pothuajse të pamundur dhe pa rregulla loje? Pse ai po bën një betejë me mullinjtë e erës, rrezultati i së cilës duket i paracaktuar?

Një pjesë të kësaj dileme e ka zgjidhur vetë Eduart Selami…

I ftuar në Vizion Plus ai tha në Dritare me Rudinën se grupi parlamentar deri tani ka qenë formal dhe nuk diskutoheshin çështjet. Selami tha se kur të bëhet kryetar i PD, do të sugjerojë që Basha të bëhet kryetar i grupit parlamentar.

Pra kuptohet qartë se Selami po propozon një formulë të re që berisha e mohoi kategorikisht në zgjedhjet e vitit 2013 mes Bashës dhe Olldashit. Atëhere Berisha mbrojti idenë se ai që i fiton i mer të gjitha dhe po ashtu humbësi zhvishet nga çdo post.

Selami ka një opsion tjetër. Ai me deklaratën e fundit i ka hedhur Bashës dorashkën se nëse humbet do ta bëjë kryetar grupi. Dhe duke ditur që nuk do të jetë Basha por Selami ai që do të humbi ky propozim mund të përkthehet. Nëse fiton ti unë pres një rrol primar në PD. A mos i ka hyrë Selami kësaj gare për t’u ricikluar në PD? Për tu rifutur nga dritarja kur Basha e nxori jashtë nga dera? A mos po i shërben kjo garë vetëm për kaq?/Lapsi.al/

Leave a Reply