Shtëpia e Bardhë: Nuk mund ta konfirmojmë se është vrarë lider i ISIS-it

“Çfarë do lajmi të kësaj natyre ne e shikojmë me kujdes,” ka thënë Sebastian Gorka, zëvendës-asistent i presidentit Donald Trump, për Fox News, transmeton Express.Ai ka thënë se lajmi do të verifikohet.“Do ta verifikojmë atë. Do t’i shqyrtojmë informatat e inteligjencës dhe do të dalim me një deklaratë kur t’i kemi faktet e nevojshme,” ka thënë ai.

Kanali televiziv “Al Sumaria” ka raportuar një burim duke konfirmuar vdekjen e Abu Bakr al-Baghdadi brenda provincës irakiane të Nineveh.

Kanali i lajmeve ka thënë se pasardhësi i tij do të emërohet së shpejti. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë raportoi në qershor se kreu i IS dhe 30 të armatosur ishin vrarë nga një aeroplan rus në Siri në maj.

Leave a Reply