Adoleshentet amerikane arrijnë marrëveshje që të vrasin prindërit, njëra qëllon babanë dhe më pas veten – tjetra ndërron mendje  

Një vajzë 12-vjeçe nga Teksasi ka qëlluar me armë babanë e saj, më pas veten – pasi që me një shoqe kishte arritur marrëveshje që të vrasin familjet e tyre dhe kafshët shtëpiake që i mbanin, raporton Sky News.

Policët gjetën vajzën me plagë të plumbit në kokë para shtëpisë së saj në Waterfort gjatë 20 shtatorit, ka njoftuar policia.

Babanë e saj 38-vjeç, i cili kishte plagë nga arma e zjarrit në bark, është gjetur brenda shtëpisë.

E pavarësisht se hetimet janë duke vazhduar, policia beson se vajza kishte qëlluar babanë, më pas ishte arratisur nga vendin i ngjarjes dhe krejt në fund kishte qëlluar veten në kokë me armë.

Ata me helikopter i dërguan në spital, kurse për gjendjen e tyre shëndetësore nuk dihet asgjë.

Inspektorët besojnë se ky krim i vajzës ishte planifikuar prej javësh së bashku me një shoqe. Plani i tyre ishte që të vrasin prindërit dhe kafshët shtëpiake.

E vajza tjetër që gjithashtu planifikonte të vriste babanë, në fund kishte ndërruar mendje.

Ato dyja kishin planifikuar që para se të kryenin krimet, vajza e parë të shkojë me veturë që ta marrë vajzën tjetër dhe së bashku të ikin në Georgia.

Por vajza e dytë që nuk vrau prindërit, është arrestuar dhe do të përballet me drejtësinë nën akuzën për vrasje të planifikuar.

Leave a Reply