Ahmeti do të pyetet në prokurori edhe për shtëpinë te ambasada amerikane?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për integrim Ali Ahmeti është ftuar këtë javë që të japë dëshminë e tij tek Prokuroria Speciale për rastin “Kosmos”, kanë konfirmuar nga prokuroria.

Mirëpo rasti Kosmos nuk do të jetwë rasti i vetëm, por Ahmeti ka gjasa të merret në pyetje edhe për objektin te ambasada amerikane, për të cilin bisedon në një ndër nga “bombat” e Zaevit, raportojnë mediat, transmeton Lajm.

NdrysheRaportohet se në proces është edhe ndëgjimi i dëshmitarëve tjerë për këtë rast, ndërsa më herët për rastin kanë dhënë dëshmi edhe dëshmitarë të tjerë. Lajmin në fjalë e ka konfirmuar edhe shefi i kabinetit të Ahmetit, Artan Grubi.

Objekti i rrënuar i bisnesmenit Fiat Canovski është përmendur dy herë në përgjimet e publikuara nga lideri i opozitës Zoran Zaev. Në njërin rast dëgjohet se si ish-kryeministri Nikolla Gruevski porosit që në atë vend të ndërtohet një park i bukur, ndërsa thotë se objekti është më mirë të rrënohet gjatë pushimeve vjetore.

Më vonë, edhe kryeministri edhe ish-ministri Mile Janakievski i kanë përgënjeshtruar këto informata, duke thënë se për “Kosmos”-in janë marrë vendime në bazë të procesurave të rregullta ndërtimore.

Leave a Reply