Vuçiq: Gjatë mandatit tim vetëm dy shtete e njohën Kosovën

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiqi ka thënë në RTS se zgjedhjet parlamentare të këtij vendi me siguri do të mbahen më 24 prill. Ai ka shtuar se Qeveria, sipas procedurës, do t’i dërgojë letër kryetari që ta shpallë datën mbajtjes së zgjedhjeve.

Ai e ka lavdëruar kohën e vet të udhëheqjes së Qeverisë: Për 22 muaj janë bërë punë të mëdha në Serbi.Qeveria ia doli ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dh të mos shpallemi popull gjenocidial , ka thënë ai.

“Kosovën, gjatë mandati tim, e kanë njohur vetëm dy vende”, ka deklaruar thënë Vuçiq, transmeton koha.net.

“ E kemi mbajtur stabil vendin edhe pse kudo në rajon ka pasur gaz lotsjellës e gur”, ka përfunduar ai.

Beogradi më herët kishte paralajmëruar se zgjedhjet parlamentare do të mbahen edhe në Kosovë.

Leave a Reply