Akuzat e PD, reagon Tahiri: Koha e të fortëve të veshur me pushtet, ka marrë fund

Ministria e Punëve të Brendshme deklaron se me konferencat e përditshme, që synojnë të përbaltin Policinë e Shtetit, Partia Demokratike po u bën jehonë sukseseve, siç shprehet ajo, që po shënojnë një kthesë historike në rrugën e ndërtimit të shtetit modern europian shqiptar.

“Falënderimet tona janë edhe më të veçanta, kur PD u bën jehonë goditjeve ndaj çdokujt që nën kostumin e pushtetit të mazhorancës apo qoftë i lidhur me këtë pushtet, goditet për shkeljen e ligjit”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Brendshme.

“Me konferencat e baltës së SHQUP-it, PD po përçon tek shqiptarët mesazhin se koha e të fortëve të veshur me pushtet apo e të paprekshmëve për shkak të lidhjeve me pushtetin, ka vdekur bashkë me pushtetin e korruptuar të Sali Berishës, ndërsa kjo është koha e rilindjes së besimit të shqiptarëve tek Shqipëria dhe shteti europian i shqiptarëve”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Leave a Reply