Një telefonatë anonime alarmoi këtë të mërkurë policinë franceze. Sipas mediave ndërkombëtare, telefonata njoftonte për vendosjen e një bombe në kullën Eiffel. Për pasojë, monumenti me famë botërore është evakuuar dhe zona rreth saj është mbyllur.
Policë të armatosur menjëherë kanë dalë në lagjen e 7-të të Parisit, ndërsa njerëzve u është thënë që të shmangin zonën.
Pamjet e dëshmitarëve okularë nga vendi i ngjarjes tregojnë se policia po mbyll zonën dhe po vendos një perimetër sigurie ndërsa qentë dhe teknikët e hedhjes së bombave po vazhdojnë kërkimet.