Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur me një ceremoni zyrtare nga homologu i tij Edi Rama në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Kjo është vizita e tij e parë jashtë vendit si kryeministër i Kosovës.
Pas takimit në Kryeministri, Kurti dhe Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Po ashtu, parashikohen takime edhe me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, presidentin Ilir Meta, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe kryedemokratin Lulzim Basha.