Albin Kurti mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni nga kryeministri Rama

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pritur me një ceremoni zyrtare nga homologu i tij Edi Rama në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.  Kjo është vizita e tij e parë jashtë vendit si kryeministër i Kosovës.

Pas takimit në Kryeministri, Kurti dhe Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Po ashtu, parashikohen takime edhe me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, presidentin Ilir Meta, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe kryedemokratin Lulzim Basha.

Leave a Reply