Paratë në vitin e ri 2021 që do t’i marrë Ministria e Ekologjisë nuk janë të mjaftueshme për të përmirësuar mjedisin jetësor. Ambientalistët ankohen se është e paqartë sa para saktë derdhen në luftën kundër ndotjes së ajrit, pasi më shumë institucione kanë pjesë në këtë. Nuk dihet nëse taksat e parashikuara për ekologjinë përfundojnë në atë sektor, sepse ato paguhen në buxhetin e shtetit. OJQ-të bëjnë thirrje për krijimin e një Fondi të Mjedisit Jetësor që do ta rregullojë këtë. Dhe për një mjedis më të mirë, janë të nevojshme paratë aq sa në vitin 2021 është i gjithë buxheti.
Disa vlerësime që ne i dimë mbase nga dhjetë vjet më parë, ndoshta nuk janë më aktuale, ata thonin se rreth katër miliardë euro duhet të investohen në sektorin e mjedisit jetësor. Ne po flasim për sjelljen e plotë të vendit tonë në standardet evropiane, në të gjithë sektorët e mundshëm, ujin, bujqësinë, mbeturinat”-tha Ana Çoloviq Leshoska, Eko – svest.
Instalimi i stacioneve matëse shkon ngadal. Sipas ambientalistëve, deri më tani ato mund të instaloheshin në të gjithë vendin. Stacionet e matjes duhet të mirëmbahen rregullisht në mënyrë që të mos kemi stacione të prishura të cilësisë së ajrit, siç është tani rasti me disa.
Agjencia Suedeze e Mjedisit ndihmon Ministrinë tonë të Ekologjisë, konkretisht me një projekt të trajtimit të ndotjes së ajrit dhe për të monitoruar kushtet e cilësisë së ajrit. Fondet ndoshta vijnë edhe nga atje. Por, kjo nuk e ndryshon faktin që vendi ynë duhet të investojë, nëse dëshiron të përmirësojë standardet e tij, ai duhet të investojë para të veta në trajtimin e këtij problemi”-pohoi Ana Çoloviq Leshoska, Eko – svest.
Nuk dihet nëse këto katër stacionet e prishura të matjes do të masin cilësinë e ajrit këtë vit. Ministri Nuredini dje njoftoi se vitin e ardhshëm ndotja e ajrit do të përmirësohet gradualisht.