AMM dënon gjuhën e urrejtjes dhe pengimin e shprehjes së lirë nga ana e Apasievit

AMM dënon gjuhën e urrejtjes të shprehur ndaj Kanal 5 dhe drejtorit të saj Ivan Mirçevski nga ana e liderit të partisë “E Majta” Dimimitar Apasiev si dhe anëtarë të partisë së tij.

“I dënojmë tentimet totalitare të këtyre personave që të heshtin lirinë e shprehjes si dhe tentimet për frikësim të medias në fjalë, drejtorit por edhe klientëve të cilët reklamohen në Televizionin Kanal 5, me atë që Apasiev bën thirrje për anti-fushatë për reklamuesit që i reklamojnë prodhimet e tyre në Kanal 5”, thuhet në reagimin e AMM-së, nga ku shprehin shqetësimin për shkak se në sistemin pluralist ekziston lider i një partie e cila merr pjesë në zgjedhje, i cili njëherit shpërndan gjuhë të urrejtjes, diskrediton dhe frikëson mediat.

“Iu bëjmë thirrje institucioneve përkatëse që të ndërmarrin masa për ndalimin e tentimeve të këtilla në prag të zgjedhjeve. Kujtojmë se kërcënimi si dhe gjuha e urrejtjes është paraqet vepër penale”, thuhet në reagim.

Leave a Reply