Katër të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në Kaliforni

Katër persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën nga të shtënat në një rezidencë në King City të Kalifornisë, thanë autoritetet.

Incidenti ndodhi të dielën në mbrëmje, pas një feste në një ndërtesë banimi ku tre të rritur meshkuj me plagë me armë zjarri u shpallën të vdekur në vendngjarje dhe një femër e rritur u transportua në një spital lokal ku u shpall e vdekur, thanë autoritetet.

Tre viktima të tjera meshkuj me plagë me armë zjarri u transportuan në një spital në Salinas për trajtim mjekësor, tha Departamenti i Policisë së King City në një deklaratë të dërguar me email, raporton Reuters.

Tre burra të paidentifikuar dolën nga një automjet dhe qëlluan në drejtim të individëve në oborrin e përparmë të shtëpisë, tha departamenti i policisë, duke shtuar se hetimi është në vazhdim.

Leave a Reply