Incident detar ne ujerat territoriale shqiptare.Anija e rojës bregdetare greke është futur ne territorin shqiptar, duke ndaluar anijen e peshkimit “Mario 1″ te kompanisë “fama” ne Sarande. Anija ndodhej 1.3 milje larg ujërave greke dhe 1.6 milje larg gjirit te Manastirit dhe 2.1 milje nga marina e Sarandës. Efektivet greke kane fyer dhe kërcënuar peshkatarët shqiptare, duke pretenduar se kishin shkelur ujërat greke. Duke hasur kundërshtimin e peshkatarëve e sapo u njoftuan per nisjen drejt vendngjarjes te rojës bregdetare shqiptare, anija greke u largua. “Mario 1″ është kthyer ne baze, ndërsa kapiteni i anijes ka bere denoncimin flet per rast te përsëritur te incidenteve. Ndërkohe mësohet se autoritete shqiptare kane nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Protesta kundër qeverisë në Serbi
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duke protestuar kundër presidentit të Serbisë Aleksandar…