SHBA-Serbisë: Larg ‘lojës’ SHBA-Rusi

SHBA-ja ka paralajmëruar Serbinë lidhur me mbrojtjen raketore që planifikon ta blejë nga shteti mik, Rusia. Zëvendëskëshilltari për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Ben Rhodes ka thënë se një konflikt i mundshëm mes SHBA-së dhe Rusisë, në frymën e Luftës së Ftohtë, nuk do të ishte aq konstruktiv, si dhe sipas tij nuk do të ishte në interesin e Serbisë dhe rajonit që të futej në lojë mes këtyre dy superfuqive.

Ai ka thënë se vendet e rajonit duhet të marrin vendim për të ardhmen e tyre, përfshirë edhe anëtarësimin në NATO.

Ai tha se SHBA-ja është gati që të nisë diskutimet me Rusinë lidhur me mbrojtjen raketore në Evropë për t’u siguruar që ky sistem mbrojtës nuk është kundër SHBA-së.

Leave a Reply