Januzaj luan ndaj Liverpoolit

 

Adnan Januzaj është i gatshëm që të luajë kundër Liverpoolit.

Mesfushori shqiptar, Adnan Januzaj, u rikthye nga Borussia Dortmundi në këtë miniafat kalimtar dhe duket se ndaj Liverpoolit do ta bëjë paraqitjen e parë për Djajtë e Kuq.Të dielën duke filluar nga ora 15:05, Liverpool pret në Anfield Manchester Unitedin dhe sipas mediave angleze gjendja fizike e Januzajt është përmirësuar dukshëm i cili pritet të jetë në bankën rezervë për këtë ndeshje.

Daily Mail shkruan se Januzaj është gati të luajë në derbin e madh kundër Liverpoolit. Por gjithçka mbetet në duar të holandezit Louis Van Gaal, i cili e kritikoi Januzaj për gjendjen e tij fizike pas rikthimit nga Dortmundi.

 

Leave a Reply