Lehtë e ka Shaqir Fetai, madje dëshirë të flaktë, të dalë në TV e të çaraveshet “xhemati ynë ëshë i maaadh…”! Le të kërkojë nga shteti që t’ju krijohen kushtet për faljen e pesë vakteve të namazit në xhemat dhe jo të kryejë apele sa për t’u dëshmuar se vazhdon të jetë në shërbim të “politikave zyrtar”: të pushtetit maqedonas! Shaqir Fetai duhet të dëshmojë se është i xhematit, se e mbronë interesin e xhematit duke qenë në shërbim të xhematit e jo të hyqmit
Aty ku ka prekur Shaqir Fetai, e ka shkretuar, e ka bërë “pusto”! Kështu ka qenë gjithmonë, në daç si Shaqir në daç si ORAO, e ka bërë pis punën. Për të, rëndësi ka pasur vetëm fakti që është në shërbim të pushtetit, në sinkron me pushtetin apo vegël e pushtetit.
Na lodhi me apele që të kemi kujdes ndaj koronavirusit, thuase jemi ose axhamij, ose jemi të rrjedhur truve, ose jemi popull i padisiplinuar. Në sabah e në aksham na apelon që të kemi kujdes, thuase vetëm ne jemi këtu dhe vetëm ne jemi shkaktar të përhapjes së koronavirusit.
Apo, është në sinkron me pushtetin që e ka në plan të na mbyllin për muajin e Ramazanit. Bëmë sa bëmë apel, nuk ia vumë mendjen aq sa duhet apeleve të Shaqir Fetait, nuk pat rezultat pozitiv, ndaj duhet të pajtohemi që të mbyllemi. Kjo është filozofia e sinkronizimit të Shaqi Fetait me institucionet gjegjëse të pushtetit në prag të muajit të Ramazanit. Sepse, një gjë e tillë nuk i kërkohet Kishës Ortodokse Maqedonase! Ata një herë kanë apeluar dhe aq, i respektojnë të gjitha vendimet e organeve gjegjëse, pa u shndërruar në vegla të pushtetit aktual.
Shaqir Fetai, dy ditë më parë, lëshoi një apel me shkrim, ndërsa sot ka lëshuar një apel në video, ta shohim “u zhivo”, sepse plasëm nga malli për ta parë! E çka thotë aty: “Me këto apele ne, si Institucion, dëshmojmë se jemi në shërbim!” Në shërbim të kujt o lolo! Ec e sikterisu me të gjitha shërbimet e tua, sepse BFI nuk mund të jetë në shërbim të shërimit nga koronavirusi! Vatikani nuk e merr përsipër një shërbim të tillë! Shaqir Fetai është ekskluzivisht në shërbim të pushtetit që e instaloi dhe që bënë atë që ia kërkon, të nusërojë e të apelojë nga pesë vakte në ditë dhe, me këtë, të dëshmojë se myslimanët janë ata që po bëjnë sherre dhe që duhet të luten të rrinë sa më urtë! A e kupton Shaqir Fetai se çfarë detyra ka marë, a jo!
Ndryshe, sa për t’ia përkujtuar këtij farë gajdexhiu se, në ditën kur e kreu puçin klasik dhe kur pranoi të instalohet nga shërbimet sekrete serbo-maqedonase në krye të BFI-së, pra, më 267maj të vitit 2020, atë ditë, situata ishte e këtill: 16 të infektuar, 3 të vdekur, apo, që nga shpallja e pandemisë e deri më datën kur Shaqir Fetait iu rras mendja që ta “vdesë” atë (ish-reisul ulemanë) i cili e kishte shpallur të vdekur koronavirusin, gjithësej kishin qenë të infektuar 2015 persona, prej të cilëve, 1453 ishn shëruar dhe gjithësej kishin vdekur 116 persona. Persona aktivë ishin gjithësej 446 qytetarë!
Në ditën e Fitër Bajramit, kur “babai shpirtëror” i Shaqir Fetait, ish-reisul ulema, fill pas faljes së namazit të këtij Bajrami, e kishte shpallur të “vdekur” koronavirusin, nuk kishte asnjë të vdekur ndërsa të infektuar kishin qenë 21 persona.
Po si ka ndryshuar pasqyra e pasojave nga kjo pandemi në mbarë vendin që nga puçi klasik i Shaqir Fetait vetëm për ta kryer amanetin e shërbimeve sekrete, e deri më sot?
Sot, pra, vetëm sot kur e përsëritë apelin Shaqir Fetai (dy herë radhazi brenda dy-tre ditëve), kemi këto të dhëna: gjithësej të sëmurë – 116,602 (vetëm sot 1.216), të vdekur – 3,403 (vetëm sot 24), të shëruar – 99.455, aktivë 13.749!
Çka flet ky rezultat? Mos ka premtuar Shaqir Fetai rezultate më pozitive kur e pranoi instalimin e vet në krye të BFI-së?! Mos është ky ai kompleks që e detyron këtë “reis” të falsifikuar që të dalë me apele e apele, me ligjerata e vaze, ndërsa rezultatet janë gjithnjë e më katastrofale! Apo nuk po ia qokë askush Shaqir Fetait!
Shaqir Fetai, si anëtarë Rijaseti ka shpërndarë si donacion mbi 20 mij maska në maj të vitit të kaluar nëpër institucione shtetërore! Sivjet ka marrur donacion mbi 12 mij maska! Pse Shaqir Fetai nuk jep urdhër që të gjitha xhamitë në vend “të vërshohen” me maska, me dezinfektantë, si dhe të shënjohet distanca edhe në oborre të xhamive. Po lavdërohet se ka shumë miqë në vend e nga bota që do ta ndihmojnë BFI-në! Ja, le të kërkojë maska e dezinfektantë, le të paguajnë ekipet e dezinfektimit. Xhamitë të jenë të dezinfektuar natë e ditë si dhe me maska për të gjithë ata që falen! Lehtë e ka Shaqir Fetai të japë “kontributin moral” të vetin, por, le të dalë në terren dhe e ta shikoj se si është situata! Xhamitë pa maska, pa dezinfektante, me oborre pa shenja distance, pa protokol të përgatitur për secilin muteveli të cilëve duhet t’u lëshojë vendime me kompetenca të veçanta në këto kushte pandemie. Lehtë e ka të dalë në TV e të çaraveshet “xhemati ynë ëshë i maaadh…”! Le të kërkojë nga shteti që t’ju krijohen kushtet për faljen e pesë vakteve të namazit në xhemat dhe jo të kryejë apele sa për t’u dëshmuar se vazhdon të jetë në shërbim të “politikave zyrtar”: të pushtetit maqedonas! Shaqir Fetai duhet të dëshmojë se është i xhematit, se e mbronë interesin e xhematit duke qenë në shërbim të xhematit e jo të hyqmit!