Arabia Saudite “vdes” për “përvojat fetare” të honxho-bonxhove të Shaqir Fetait

Shaqir Fetai tërë veprimin e vet e ka tallje me islamin dhe myslimanët e vendit! A e ka parë Kuranin që e shpërndanë Myftinia e Shkupit? I duket gjë normale? I duket veprim islamikisht i pastër? Shaqir Fetai po të ishte normal dhe i sinqertë, menjëherë do të duhej të ngriste padi penale kundër Myftiut të Shkupit për përvetësim të Kuranit dhe për përpjekje që Kuranit (përmes shtampimit në kopertinë të llogos së kësaj Myftinie) t’ia “mveshë” autorësinë e Myftinisë së Shkupit

Shkruan Jasir Jashari

Kohë më parë, Shaqir Fetai bëri veprimin e paprecedan në historinë shumëshekullore të BFI-së! Të gjitha organet e “Bashkësisë Fetare” të tij i mbylli dhe, që të gjithë bashkëveprimtarët e vet i mori dhe i qirasi me një Umre për veprimin e tradhëtisë që e bashkërenditën me tradhëtinë e tij kundër “figurës markante” të BFI-së, kundër “personalitetit eminent” që do ta tradhëtojë një javë më vonë pas epiteteve, duke ia njollosur karrierën në bashkëpunim me elementet antiislame dhe antikombëtare. Ia “ngulën thikën” pas shpine H. Sulejman ef. Rexhepit, dhe u shpërblyen me “umre” me nijet që të “shpëlahen” nga mëkati i madh që e bënë!
Shkuan në Arabi dhe, nga atje, Shaqir Fetai na u lajmërua duke na thënë se ishte pritur nga një “figurë eminente”! Gënjenë Shaqir Fetai, sepse, për të nuk ekziston asnjë figurë eminente, ose, nëse ekziston një figurë eminente ai gjithësesi që do t’ia ngulë thikën pas shpine, siç ia bëri reisit të vet! Për këtë shkathtësi antihumane tashmë ai është i dëshmuar dhe, çfarëdo lavdëratë që vie nga ai duhet të merret me rezervë dhe, duhet të pritet ndonjë e keqe, sepse, deri më sot, në bazë të shumë reagimeve publike, ai është i njhohur vetëm për të këqia!
Dikund, para do kohe, paska thënë se, po të më jepet rasti publik sërish do t’ia thoja po ato fjalë miradie H. Sulejman ef. Rexhepit, sepse ai i meriton të gjitha epitetet e njeriut të ndritur që ia kam renditur në atë video-inçizim! Edhe këtu gënjenë, sepse, tashmë koha është e pendimit për veprimet e bëra, është koha e përpjekjes pë t’iu ofruar “babait shirtëror” të vet dhe, nëse e do nevoja, sy më sy t’ia rrëfejë e zbërthejë tërë lojën dhe t’i thotë se kjo lojë ishte e vetmja që do ta shpëtonte faqebardhë Sulejman Rexhepin! Por, jo! Shaqir Fetai ik nga Sulejman ef. Rexhepi, si “djalli nga temjani”, nuk do përballje me të sepse është shumë i vetëdishëm se mund të çmendet nga të qarat prej turpit se çfarë i bëri njeriut, ikë prej tij sepse, pendimi eventual do të thotë ikje nga vendi i krimit dhe rikthim sërish në pozicionin zero! Kjo e frikëson Shaqir Fetain, ai nuk e do rikthimin e situatave para tradhëtisë, sepse, edhe do të qortohej prej “qendrave” që e instaluan në krye të BFI-së por edhe pastaj do t’i nënshtrohej rigjykimit. Kësaj të fundit, pra, rigjykimit, vështirë se do t’i shpëtojë ndonjëherë, pa dyshim! Shaqir Fetai nuk pranon të përballet me H. Sulejman ef. Rexhepin, prandaj dhe këtë mospërballje e kërkon nga të gjithë bashkëveprimtarët e vet, nga të gjithë “hoxhollarët” e vendit, sepse, deri më sot ata e kanë dëgjuar vetëm variantin gënjeshtër të Shaqir Fetait. Takimet eventuale me H. Sulejman ef. Rexhepin mund të rezultonin me njohuri të reja mbi Shaqir Fetain, të cilat i di më së miri efendi Rexhepi. Vetëm ai mund të dijë se kush ishe ky farë avanturieri, pse ia bëri këtë tradhëti dhe kush e detyroi në këtë veprim të poshtër!
Tutje, Shaqir Fetai, në takime me studentë e anonimusë të tjerë paska biseduar edhe për “këmbimin e pëvojave për interpretim të fesë islame”! Për cilat interpretime paska nevojë Shaqir Fetai? Pse a deri më sot hoxhallarët tanë nuk paskan ditur ta interpretojnë islamin? Nuk paskan interpetuar islam? Do të këmbejë përvoja të organizimit të jetës islame? Shaqiri do të këmbejë përvoja me arabët, me banorët ku u shpall Kurani, islami, ku u vunë bazat e fesë së Zotit? Po në këmbim çfarë do të ofrojë Shaqir Fetai!? Kujt i hynë në punë kopallat e Shaqir Fetait që mundohet t’i shesë si ”islam”! Po pse, arabët paskan nevojë për përvojat e mytiut të Prilepit, të Ohrit, të Resnjës, të Strugës, të Kumanovës, të Kërçovës, Dibrës etj.?!
Shaqir Fetai, përveç që tashmë është dëshmuar si “fantazist” ai përfundimisht është edhe ofendues! E ka në gjak ofendimin e të tjerëve, talljen cinike me të tjerët! T’u ofrojë arabëve “përvojë islame” nga përvoja e Myftiut të Resnjes? Të Ohrit? Të Prilepit? Shaqir Fetai tërë veprimin e vet e ka tallje me islamin dhe myslimanët e vendit! A e ka parë Kuranin që e shpërndanë Myftinia e Shkupit? I duket gjë normale? I duket veprim islamikisht i pastër? Shaqir Fetai po të ishte normal dhe i sinqertë, menjëherë do të duhej të ngriste padi penale kundër Myftiut të Shkupit për përvetësim të Kuranit dhe për përpjekje që Kuranit (përmes shtampimit në kopertinë të llogos së kësaj Myftinie) t’ia “mveshë” autorësinë e Myftinisë së Shkupit!!! Shaqir Fetait nuk i intereson Kurani! Shaqir Fetait i interesojnë paratë, qofshin këto të siguruara edhe nga shitja e “islamit”, siç i siguron nga tjetërsimi dhe shkatërrimi i Vakëfit, sepse, ai me para do ta blejë “rehatinë” e vet në kolltukun e BFI-së së uzurpuar me tradhëti e me komplot, i ndihmuar nga qarqet qe tashmë janë dëshmuar si antiislame dhe antishqiptare!

Leave a Reply