Armenët që braktisin Kalbajar-in në përputhje me një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia u kanë vurë zjarrin shtëpive dhe zonave pyjore përpara se të largoheshin nga rajoni, i cili ishte nën okupim për 27 vjetë.
Sipas videove të mediave ruse dhe videove në rrjetet sociale, armenët me sa duket dëmtojnë mjedisin dhe djegin shtëpitë në Kalbajar, që ndodhet në veriperëndim të Malësisë së Karabakut, që u pushtua në vitin 1993.
Rreth 60.000 azerbajxhanas që jetonin në rajon, u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre dhe u shpërndanë në rajone të ndryshme të Azerbajxhanit pasi ky rajon u pushtua.
Jerevani zyrtar më pas solli armenë në Kalbajar, ku nuk kishte jetuar asnjë armen më herët, duke i vendosur ilegalisht në rajon.
Më 10 nëntor, Rusia ndërmjetësoi një marrëveshje midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Sipas marrëveshjes, ushtria armene duhet të largohet nga rajoni deri më 15 nëntor.
Konflikti dhe marrëveshja e paqes
Përleshjet e reja shpërthyen më 27 shtator dhe ushtria armene vazhdoi sulmet e saj ndaj forcave civile dhe azerbajxhanase, madje duke shkelur marrëveshjet humanitare të armëpushimit për 44 ditë.
Gjatë kësaj kohe, Baku çliroi disa qytete dhe pothuajse 300 vendbanime dhe fshatra të saj nga pushtimi armen.
Para luftës së dytë së Karabakut, rreth 20 për qind e territorit të Azerbajxhanit ka qenë nën pushtim të paligjshëm të Armenisë për gati tre dekada.
Më 10 nëntor, të dy vendet nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia për t’i dhënë fund luftimeve dhe për të punuar drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse.
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, e përshëndeti marrëveshjen duke e quajtur fitore për vendin e tij dhe një disfatë të Armenisë. Ai deklaroi se suksesi ushtarak i Bakut i mundësoi vendit të fitojë epërsi të lartë për t’i dhënë fund pushtimit gati tre-dekadash të territorit të Azerbajxhanit.
Ndërkohë, kryeministri armen, Nikol Pashinyan tha se ai kishte nënshkruar një marrëveshje “të padiskutueshme e të dhimbshme” që lejoi Azerbajxhanin të kërkojë kontroll mbi rajonet që mori në luftime.
Udhëheqja turke po ashtu mirëpriti armëpushimin, duke e quajtur atë një “fitore të madhe” për Azerbajxhanin./AA