Arrestimi i Kreut të Bashkisë Lushnje/ Yuri Kim thyen heshtjen: Nëse jeni të përfshirë në korrupsion, tani është koha…

Pas raportimeve se si rezultat i një operacionit të SPAK në Lushnje në pranga ka rënë edhe kreu i kësaj Bashkie, Fatos Tushe, ka reaguar edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Në një shënim në Twitter, Kim shkruan se tashmë ata që janë përfshirë në korrupsion është koha të konsiderojnë ndikimin që veprimet e tyre do të kenë në familjet e tyre dhe në vend.

Po ashtu Kim shkruan se askush që është përfshirë në korrupsion, pavarësisht se sa i fuqishëm është nuk mund të dalë mbi ligjin.

“Nëse jeni të përfshirë në korrupsion, pa marrë parasysh sa të fuqishëm mendoni se jeni, tani është koha të konsideroni ndikimin që veprimet tuaja do të kenë mbi familjen dhe vendin tuaj. Tani është koha të shqyrtojmë nëse ia vlen të shkosh në burg. Tani është koha për të ndaluar! Askush nuk është mbi ligjin”, shkruan Kim.

Leave a Reply