Pallavrat e Shaqir Fetait dhe reagimi “ekstrem” i medresantëve

Në Medresenë Isa Beu të Shkupit qenka organizuar ceremonia e ndarjes së diplomave për maturantët e këtij viti akademik. Ceremonia si kjo, tashmë janë tejkaluar në botën e qytetërar, nuk ka më shpërndarje të diplomave me ceremoni, sepse ato merren edhe në mënyrë elektronike, hiç pa ua parë surratin drejtorisë dhe profesorëve, madje edhe e tërheqin si dokument vetë në rast se ju duhet për regjistrim sipëror të shkollimit, duke iu shmangur korrupcionit të mundshëm

 

Nga Shukri Memishi, ish-medresant

 

Nëpër shkolla të specializuara, që prodhojnë kuadër deficitar të inovacionit, ku del gjenerata e parë, e dytë, e tretë (më tej kalon në normalitet), mund edhe të ndodhë që të shpërndahen në mënyrë ceremoniale diplomat, por ama, të ndodhë kjo, për shembull, në Medresenë e Isa Beut, me një staf akademikë të dyshimtë, amatorë, puthadorë, që nuk kanë nxjerrë deri më sot një shkencëtarë të mirëfilltë, një penë që ka lënë gjurmë, një akademik fjala e të cilit peshon deri në vendim të prerë, është sa qesharake, aq edhe e kotë.

Për më tepër, kjo ceremoni e tillë bëhet e kotë me vetë prezencën e “reisit”! Cili është kontributi i “reisit” në nxjerrjen e kësaj gjenerate? Cili është kontributi i “reisit” në avancimi  e pozitës së kuadrit arsimor, në ngritjen e kuadrit arsimor, në pasurimin e këtij kuadri me të tjerë që janë deficitar në stafin akademik? Pa dyshim, vallai-bilahi, pasha të Madhin Zot, kontributi i pastruesve, i rojeve, i edukatorëve është shumëfish më i madh se i Shaqir Fetait. Prandaj, pse të mos respektohet e nderohet një pastrues, duke ia dhënë mundësinë që të merret ngryk me medresantët, t’ua shpërndajë diplomat pastruesi, apo roja, nëse jo kujdestari apo drejtori i shkollës, por, kjo i lihet në dorë Shaqir Fetait. Vetëm sa për t’ia krijuar mundësinë që të thotë “ja, ja, sa aktiv jam! Ja, ja, si e menaxhoj BFI-në”…

Shaqir Fetai me prezencën e vet e ofendon Medresenë, e gënjen Medresenë, tallet me Medresenë, luan guxhas me maturantët, me stafin e Medresesë, me drejtorinë!

Ia nis fjalimit thuase ky ka shpërndarë me vite e vite diploma dhe, e ka këtë merakun më të madh në botë. Thotë kodoshi: “Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut me organet e saja në tërë territorin e saj kanë manifestime të shumta dhe më pyesin cili solemnitet është më i bukur, ku ndjen gëzimin më të madh, ku ndjehet lumturia më e madhe. Cili manifestim është ai? Pa fije dyshimi, pa fije hamendje, solemniteti më i lartë dhe më i gëzuar është ky moment, kur ndahen diplomat e gjeneratës së Medresesë Isa Beu këtu në Qendër dhe në tërë territorin e Maqedonisë…”

BFI-ja dhe organet e saj po e pyetkan Shaqir Fetain se cili manifestim i shkakton kënaqësi më të madhe? As BFI-ja dhe as organet e saj nuk mund të flasin e as të shtrojnë pyetje! Nëse mendon në mënyrë të tërthortë për Myftilerët, atëherë, i tërhiqet vërejtja që mos të tallet dhe të mos manipulojë, sepse myftinjtë nuk janë organe! Myftinjtë janë drejtues me organet e Myftinive. Pra, Myftinitë janë organe dhe jo myftilerët!

Kur e paska shijuar këtë moment Shaqir Fetai që ta ndjejë si çastin më të lumtur të tij shpërndarjen e diplomave?! Pastaj, lëre prezencën e tij prej fuksi, por, me çfarë mesazhi iu drejtua maturantëve? Mos pati ndonjë lajm të gëzueshëm për ta! A ka lajm më të mirë se sa t’u thoshte, madje t’u garantonte se nga ky vit akademik do të mund të regjistrohen 170 maturantët e Medresesë, ku të kanë qejfin, në cilëndo fakultet  të universiteteve të vendit. Jo, tha që, po bëka përpjekje me strukturat partiake dhe aq, ndërsa nuk tha që, “më falni por, partitë politike nuk po ma rrasin”, sepse kanë të tjera probleme, brenga e pengje!

Shaqir Fetai erdhi që t’u thotë maturantëve që të ikni nëpër Evropë e Amerikë se, vetëm atje do të keni mundësi të shihni se sa “e maaadhe është Medresja jonë”, t’ju thotë myslimanëve të vendit se me fitrat e tyre Medresja ka përgatitur kuadër për shtet, ka nxjerre ministra, zv/ministra, sekretarë, madje inspektorë të fushave të ndryshme, që i bie nëpunës të ish-UDB-së, DBK-së së sotshme, kurse, stafit akademik, të cilët e mbajtën peng dy orë brenda Medresesë, një javë më parë, ju tha se kur dua vi e kur dua dal, sepse kam policinë e shtetit pas vetes!

Kjo ishte arsyeja e pistë e prezencës së Shaqir Fetait në këtë ceremoni qesharake, ndërsa, medresantët janë ndjerë tepër të fyer që nuk patën rastin që diplomat t’i marri prej kujdestarëve të klasës, apo prej drejtorisë së Medresesë, me qëllim të përshëndetjeve për herë të fundit me ata, brengën dhe përkujdesin e të cilëve e ndjenë çdo ditë gjatë shkollimit të tyre të mesëm.

Një numër i konsiderueshëm i medresantëve janë ndjerë të fyer që prej udbashit (ORAO) ta marrin diplomën, prandaj, në shenjë revolte kanë shprehur gatishmërinë që t’i djegin, t’i shpallin të pavlefshme, duke kërkuar nga drejtoria që sa më parë t’ua bëjnë gati diplomat e tjera. Deri në këtë çast numri i atyreve që do ta djegë diplomën e dhuruar prej Shaqir Fetait ka shkuar në 37 maturantë, me tendencë që të rriten sa më shumë.

Derisa maturantëve të Medresesë prezenca e Shaqir Fetait nuk u ka shkaktuar kurrfarë kënaqësie, përkundrazi, ofendim e nënçmim, Shaqir Fetai ka ndjerë kënaaqësi në prezantimin e këtij kallaballëku, sepse, sa më kallaballëk, aq më lehtë del ndonjë informatë. Prandaj, rraset Shaqir Fetai, e deshti dikush apo jo, sepse, këtij i duhet informata! Për Shaqir Fetain, informatë paraqet edhe fakti që e kanë dëgjuar nja 170 nxënës si dhe nja dhjetra profesorë, do me thënë, mileti ka nisur ta pranojë fuksin e Stanko Dragoviqit. Çfarë degradimi për këtë Medrese, e cila, sipas puthaduarësit të Shaqir Fetait, Ibrahim Idrizit, po na funksionuaka tash e 545 vite.

Krejt në fund, nxënësit e gjeneratës Shaqir Feta i paska shpërblyer me regjistrim falas në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup! Pse rrenë Shaqir Fetai! E vërteta është që ata nuk regjistrohen falas, por, shkollimi i tyre mbulohet nga buxheti i Bashkësisë Fetare Islame! Së këndejmi, kë e ka pyetur për një shpërblim të tillë Shaqir Fetai? Me cilin organ u konsultua! Me çfarë vendimi erdhi deri te ky “shpërblim”! Është dashur të lexohet vendimi i sjellë në mbledhjen e mbajtur nga organi më i lartë, i cili vendosi që t’i mbulojë shpenzimet e shkollimit për iks nxënësat! Ky rregull nuk do t’i pëlqente Shaqir Fetait, sepse, do ta pamundësonte Shaqir Fetain për të gënjyer, ndërsa ai pa gënjyer në çdo dytën fjali e ka të pamundur! Plus që vendimi do t’ia zerronte mundësinë e vetëlavdërmit! Shaqir Fetai mund të rrijë pa iman por jo dhe pa vetëlavdërim!

Leave a Reply