Arrestohen autorët e rrëmbimit

Një person me precedent penal është dhunuar dhe më pas është rrëmbyer mbrëmjen e së premtes, 25 dhjetor 2015, në   afërsi të Farmacisë nr.10, në Tiranë.

Pengmarrja ndodhi rreth orës 21:00 ndërsa rreth orës  23:30 policia e Tiranës njoftoi arrestimin e autorëve të dyshuar të pengmarrjes së personit të identifikuar nga policia me inicialet K.GJ, (Klajdi Gjeci).  Më pas u mësua se i dyshuari si autor kryesor është Kleidi Yzeri.

Në afërsi te Farmacia nr.10, dy automjete kanë ndaluar dhe shtetasit që gjendeshin në to janë konfliktuar me njeri-tjetrin. “Nga njeri automjet dyshohet të kenë zbritur 3 persona. Ndërsa në automjetin me targa AA 588FP dyshohet se udhëtonte K.GJ. Pasi e kanë dhunuar fizikisht shtetasin K.Gj, e kanë marrë me vete në automjet dhe janë larguar” informoi polici në fillim.

Përmes kamerave të sigurisë në rrugë nisi verifikimi i targave të makinës me të cilën kishte ndodhur rrëmbimi dhe policia vihet në gjurmë të saj.

Kamerat verifikojne makinen e rrembimit

-Përmes kamerave të sigurisë në rrugë nisi verifikimi i targave të makinës me të cilën kishte ndodhur rrëmbimi dhe policia vihet në gjurmë të sajNdërsa nis puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve ngrihen dhe postblloqe të shumta në kryqezime.

Marrja ne pyetje

– Makina në të cilën udhëtonte Klajdi Gjeci, “Peugeot”ishte në pronësi të shtetasit D.Ç, i cili ia kishte lënë për përdorim K.Gj. Policia merr menjëherë në pyetje pronarin e mjetit D.Ç është marrë në shtëpi nga policia dhe është shoqëruar në komisariat ku po merret në pyetje” .  Mësohet se personi i rrëmbyer ishte me precedentë penalë. Blutë ngritën postblloqe në kryqëzime të Tiranës dhe nisën punën për kapjen e autoreve.

Arrestimi dhe lirimi i pengut

– Pas një pune të organizuar nga ana e sektorit të Krimeve dhe Patrullës “Shqiponja” arrestohen autorët e rrëmbimit dhe lirohet personi i rrëmbyer.

Më 00: 11  policia jep emrin e të dyshuarit si autor kryesor. “Ai është Kleidi Yzeiri. Ky shtetas u kap duke udhëtuar me një makinë taksi së bashku me shtetasin e dhunuar K.GJ”   Policia e Tiranës deklaron se për arsye hetimi nuk bën të ditur identitetet e të tjerëve. Ndërkohë policia po punon për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Leave a Reply