Ardit Ferizi është në mesin e 60 të akuzuarve nga Departamenti i Drejtësisë në Shtete e Bashkuara të Amerikës për krime të lidhura me terrorizëm, dhe i vetmi në fushën e kibernetikës.Ky numër i paparë paraqet një kërcënim të rritur nga Shteti Islamik dhe ndikimi i medieve sociale në rekrutët potencial, shkruan Washington Post, transmeton Koha.net.Prokurori i Përgjithshëm, John Carlin ka thënë se lidhja më e zakonshme në çdo rast është tek mediet sociale, duke potencuar moshën e re të të akuzuarve.Më shumë se 55 për qind të personave janë më të ri se 25 vjeç, kurse më shqetësuesja është tek një e treta e tyre që janë 21-vjeçar ose më të ri.Për herë të parë, sipas Washington Post, prokurorët amerikanë kanë akuzuar një të dyshuar për terrorizëm në rrafshin e hakerëve. “Cyberterrorism” është forma që përdor mjetet kompjuterike për të përkrahur organizatat terroriste.Ardit Ferizi, qytetar i Kosovës, është arrestuar në Malajzi me një urdhër arrest të përkohshëm nga ShBA-të.Akuzat e shpallura në tetor për Ferizin, akuzojnë atë për përdorim kibernetik për të vjedhur të dhënat personale të anëtarëve të shërbimit amerikan, e më pas ato të dhëna ai i transferonte tej Junaid Hussain, një haker i Shtetit Islamik.
Trazira në Belfast pas sulmit me thikë, autoritetet paralajmërojnë masa
Dhuna dhe trazirat kanë përfshirë Belfastin dhe zona të tjera të Irlandës së Veriut pas një sulmi me thikë që…

