Serbia ndërmerr aksionin më të madh anti-korrupsion, arrestohen 80 persona

 

Policia e Serbisë ka prangosur 80 persona gjatë aksionin në luftën kundër korrupsionit.

Siç raporton RTS, arrestimet janë bërë për persona të përfshirë në 20 raste të korrupsionit. Ministria e Brendshme e Serbisë në një njoftim dhënë gjatë mëngjesit, ka paralajmëruar edhe një konferencë të jashtëzakonshme, ku do të flet për këto arrestime, transmeton lajmi.net. Bëhet fjalë për aksionin më të madh të ndërmarr ndonjëherë në Serbisë në luftën kundër korrupsionit. Deri më tani nuk janë dhënë detaj lidhur me personat e arrestuar, po bëhet e ditur se në mesin e tyre ka edhe zyrtar të lartë.

Leave a Reply