Rrëfimi i autorit për Ora News, Një grafit për Shqipërinë dhe Kosovën në rrugët e Tiranës

Dy vogëlushë të veshur me flamurin shqiptar dhe atë kosovar të përqafuar me njëri tjetrin, është grafiti i pikturuar në rrugën “Mylsym Shyri” në kryeqytet.Autori i kësaj vepre i cilësuar në rrjetet sociale dhe në mediat online si një nga realizimet më të bukura të këtij zhanri në Tiranë është Franko Dine, student në vitin e dytë master për grafit.Për Ora News artisti rrëfen se ideja për këtë vepër i lindi me rastin e 103 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.Ky grafit përveç anës vizuale që vjen e kuruar deri në detaje përcjell një mesazh të fortë , atë të ekzistencës së dy shteteve të pavarura.Franko Dine: “Mesazhi i grafitit është vllazëria. Vllazëria që kemi ne me Kosovën dhe Kosova me ne. Ka qënë Rexhep Qosja, e pash rastësisht në Youtube, ai që tha që është një ëndërr Shqipëria e madhe, Shqipëria etnike dhe aty ishte spunto ime e madhe që ta nxirrja këtë vepër.Edhe unë e kisha pak të vështirë sepse ke të bësh em simbolet.”Megjithatë vepra e Franko Dines është mirepritur nga shqiptarët e Shqipërisë por ka hasur në reagime të ashpra ndaj Kosovës të cilët do të donin të identifikoheshin me flamurin kuq e zi.Franko Dine:  “Problemi ka qënë te shqiptarët nga Kosova që thonin pse është bërë ky flamur kurse shqiptarët këtu e kanë pëlqyer vërtetë. Por duhet të kuptojnë një gjë që është flamuri shtetëror i tyre. Si mund ti paraqisja unë dy vëllezërit nëse bëja Kosovën e pavarur me flamurin shqiptar dhe prapë flamurin tonë shqiptar? Do dilnin keq pastaj vendet e tjera.”Edhe pse arti i rrugës është i ndaluar , artisti rrëfen se arti i realizuar prej tij nuk dëmton pronën publike dhe private pasi nuk është e realizuar me bojë.Franko Dine: “Grafiti është bërë në letër dhe është i ngjitur. Nuk është bërë direkt në mur sepse është kjo pjesa që nuk është marrë leje dhe unë doja të isha në rregull me veten time.Por prapë edhe nëse do e bëja me bojë mund ta lyesh sepse është një sipërfaqe e vogël. Vendosa në letër sepse nëse nuk do i pëlqente njeriu, këtë e heq dhe nuk ka asnjë problem. Është shumë e thjeshtë, nuk është si boja që do merrje një bojë dhe do lyeje të gjithë sipërfaqen.”Franko Dino autori i grafitit ku paraqiten dy djem të vegjël të cilët ecin të përqafuar me njëri tjetrin dhe që në pjesën e pasme të bluzes kanë të pikturuar flamurin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës, është autor i disa veprave të tjera në kryeqytet dhe në Vlorë.Franko Dine: “Ata janë grafite që më shumë janë për zbukurimin e qytetit. Nuk kanë një mesazh aq të fortë sa mund ta ketë kjo por prapë mesazhin e kanë.Mesazhin që flasin nga jeta e përditshme.”Këto punë të realizuara prej tij kanë bërë që mediat online ta krahasojnë artistin shqiptar me atë britanik Benksi.

Ora News

Leave a Reply