Në pranga një 29-vjeçar nga Uzbekistani
Arrestohet në Rusi, autori i atentatit të së Martës me 300 gramë eksploziv ku mbeti i vrarë gjenerali Igor Kirillov, komandant i forcës për mbrojtjen nga sulmet bërthamore, kimike dhe bakteriologjike.
I arrestuari është një 29-vjeçar nga Uzbekistani, shfaqur në këto pamje të publikuara nga televizioni shtetëror rus.
Hetuesit thanë se shërbimet sekrete ukrainase i kishin premtuar atij 100 mijë dollarë dhe leje për t’u arratisur e për të lëvizur lirisht nëpër vendet e Bashkimit Europian, në këmbim të vrasjes së drejtuesit të rëndësishëm të ushtrisë ruse. Për atentatin, uzbeku kishte ndjekur me përpikmëri udhëzimet e shërbimeve të Kievit.
Ministria e jashtme e Rusisë tha se ngjarjen do ta shtrojë për diskutim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Zëdhënësja Maria Zaharova u shpreh se të gjithë të përfshirët në vrasje do të zbulohen dhe ndëshkohen. Vrasja e njeriut që ukrainasit e akuzojnë si organizatorin e sulmeve ruse me armë kimike e zuri Moskën në befasi dhe krijon bindjen se këtë luftë as Rusia nuk është e sigurtë.