Ambasadori i Ukrainës tha gjatë një fjalimi se kjo do të ishte “një moment përcaktues për gjeneratën tonë”.
Pas votimit reagoi edhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.
“Bota ka folur kundër agresionit rus! Diktatori i Rusisë duhet të dëgjojë njerëzimin”, shkruan ajo.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së u mblodh në një sesion të jashtëzakonshëm pasi Këshilli i Sigurimit dështoi të miratonte rezolutën për shkak të vetos së Rusisë. Rezoluta është propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja, të cilat janë bashkëpenëmbajtëse në Këshillin e Sigurimit për çështjen e Ukrainës.