Asambleja e Përgjithshme e OKB miraton rezolutën kundër agresionit rus në Ukrainë

Siç raporton Sky News, 141 anëtarë votuan pro rezolutës ndërsa 5 kundër. 34 shtete abstenuan.

Mësohet se vendet që kanë votuar kundër rezolutës kanë qenë Rusia, Koreja e Veriut, Eritrea, Siria dhe Bjellorusia.

Ambasadori i Ukrainës tha gjatë një fjalimi se kjo do të ishte “një moment përcaktues për gjeneratën tonë”.

Pas votimit reagoi edhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

“Bota ka folur kundër agresionit rus! Diktatori i Rusisë duhet të dëgjojë njerëzimin”, shkruan ajo.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së u mblodh në një sesion të jashtëzakonshëm pasi Këshilli i Sigurimit dështoi të miratonte rezolutën për shkak të vetos së Rusisë. Rezoluta është propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja, të cilat janë bashkëpenëmbajtëse në Këshillin e Sigurimit për çështjen e Ukrainës.

Leave a Reply