Ndalimi i protestës së djeshme nga ana e policisë fillimisht është antikushtetues por edhe antiligjor. Në bazë të ligjit për mbajtjen e tubimeve publike ku bëjnë pjesë protestat konkretisht në nenin 6 të ligjit thuhet qartë se kur mund të ndalosh protestën. Protesta e djeshme ishte krejtësisht paqësore dhe për drejtësi dhe jo e kundërta. Gjithashtu mjetet apo përdorimi i armëve të policëve ishte në kundërshtim me ligjin e policisë konkretisht neni 80/91, ku në nenin 91 shkruhet qartë se çka kanë të drejtë të përdorin policët ndaj protestuesve.
Kurse dje policia e Oliverit dhe e Nazif Bushit mbante kallashnikovë me shurdhues, pushka automatike, snajperistë në objekte të ndryshme, autoblinda dhe hermelinë. Me një fjalë Shkupi dje i ngjante një zonë të luftës nga numri i madh i policëve përballë protestuesve paqësorë duke shtypur dhe ndalur ata në mënyrë të kundërligjshme. Policia ishte ajo e cila gjuante gurin dhe fshinte dorën, me qëllim që të provokojë masën. Kjo shihet edhe në filmimet e mediave. Kjo flet për skenarin e përgatitur nga ana e policisë së regjimit Zaev-Ahmeti.
Prandaj sot jemi këtu përmes fotove dhe videove të grumbulluara do të tregojmë skenat e regjimeve të mëparshme dhe regjimeve të tanishëm edhe më të vrazhdë se ai i Gruevskit.
Ky mobilizim i policisë nuk ishte parë as natën e 27 prillit, edhe pse kishim të bëjmë me sulm terrorist ndaj Kuvendit Republikan. E pyesim kryeministrin Zaev, a ju kujtohet se ju në 2016-tën gjuanit me gurë e gjësende tjera drejt institucionet shtetërore dhe askush nuk ju ndalonte. Bile ju keni djegur institucione kurse sot ju pikërisht jeni ata që po ndaloni një protest paqësore vetëm se protestuesit ishin shqiptarë. Kjo flet shumë për dyftyrësinë tuaj për karakterin tuaj prej mashtruesi. Koalicioni Aleanca dhe Alternativa kërkon lirimin e të arrestuarve dhe dorëheqjen e menjëhershme mga ministri dhe zëvendës ministri i policisë për shkeljen e ligjit për tubime publike por edhe përgjegjësi politike nga regjimi Zaev – Ahmeti.