ASHSH demanton Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë

SKANDALOZE 

BFI VAZHDON TE DEZINFORMOJ OPINIONIN SHQIPTAR 

Ndodhi ashtu edhe siç pritej! Pas dezinformatës së  shërbimeve të BFI në RM se kinse Sulejman Rexhepi u dekorua nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë me shpërblimin “Imazhi i kombit”, pas një dyzinë reagimesh të qytetarëve dhe personaliteteve të vendit, më në fund ka reaguar edhe vetë ASHSH përmes sekretarit shkencor, Vasil S. Tole.Reagimi ka ardhur në adresën elektronike të Lëvizjes opozitare pranë BFI-së,  “Nisma për reforma në BFI”, në të cilin z. Tole kategorikisht mohon  se i është akorduar Sulejman Rexhepit nga ana e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dekorat “ Imazhi i Kombit”, dekoratë kjo të cilën e jep ekskluzivisht Presidenti i Shtetit Shqiptar.Në regimin e sekretarit shkencor të ASHSH-së, Vasil S. Tole, thuhet: “Akademia e Shkencve të Shqipërisë nuk ka dhënë një çmim të tillë. Ju bëj me dije se aktiviteti në fjalë është zhvilluar në sallën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, kurse çmimet që u dhanë janë në emër të shoqatës që bëri rezervimin e sallës. Ju falënderojmë për mirëkupimin. Vail S. Tole, sekretar shkencor i ASHSH”

Leave a Reply