Arrestohet në Durrës një 74-vjeçar nga Lezha për veprime të dhunshme në protestën e Partisë Demokratike të 8 dhjetorit. Ndue Fugaj u kap nga Specialistët e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin, ndërsa do të udhëtonte për në Itali me tragetin e linjës Durrës-Bari. Sipas policisë ku shtetas ishte në kërkim, “pasi më datë 08.12.2015 është identifikuar se ka kryer veprime të dhunshme, gjatë protestës ndaj Institucioneve Shtetërore në Tiranë”. Fugaj u transferua në Komisariatin Nr.1 Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”.
Përmbytje masive në Japoni, shtëpi dhe automjete nën ‘pushtetin’ e ujit, priten mijëra evakuime
Një situatë e rrezikshme është krijuar në rajonin e Hokurikut, në Japoninë qendrore, ku reshjet e dendura dhe të rrëmbyeshme…

