Atentatorët shkrumbojnë “Benz-in” pas vrasjes

Pak minuta pas vrasjes së Everest Çakës në Elbasan, një mjet tip “Benz” u gjet në fshatin Kryemëdhenj në Golem.

Burimet thanë për “Vizion Plus” se makina e shkrumbuar ishte pa targa dhe dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes.

Everest Çaka u vra në sy të gruas së tij, teksa lëvizte me makinë. Ai mbeti i vdekur në vend, ndërsa bashkëshortja e tij mori plagë të lehta në dorë. /VP/

Leave a Reply