KAS nis shqyrtimin e ankesave të opozitës për zgjedhjet e 25 Prillit

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka nisur sot shqyrtimin e ankesave të bëra nga partitë opozitare që kërkojnë shpalljen të pavlefshme të procesit zgjedhor në disa qarqe.

Kërkesa e parë ankimore është relatuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, ku kjo parti kërkon shpalljen të pavlefshme të rezultatit zgjedhor në qarkun e Gjirokastër.

Ndërkohë shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në këtë qark e ka kërkuar edhe Partia Demokratike.

Gjithsej në KAS janë dorëzuar 14 kërkesa ankimore e nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim, koalicioni i Kujtim Gjuzit dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Këto ankimime kanë për objekte kundërshtimin e rezultatit të zgjedhjeve, në 9 qarqe nga demokratët dhe në 4 nga LSI.

Leave a Reply