Avionët e forcave ajrore të Taivanit ishin sot në manovra duke praktikuar ulje e ngritje nga autostradat civile, në simulim të sulmeve ndaj bazave te tyre ajrore.
Manovrat 5-ditore janë pjesë e lojrave të zjarrit të vendit në përgatitje ndaj asaj që mediat quanin “pushtim i mundshëm nga Kina”.
Kina pretendon se ishulli është pjesë e territorit të saj dhe përballe aleancës së vendit me SHBA, ka thënë se mund ta pushtojë.
Tensionet ushtarake janë rritur dekadat e fundit teksa Kina dërgon shpesh në afërsi të Taivanit avionë gjuajtës e bombardues, ndërsa SHBA dërgon luftanije në Detin e Kinës Jugore.
Mengjesin e sotëm disa tipe avionësh të Taivanit praktikonin ulje dhe ngritje nga një autostradë në provincën e Pingtung.
Manovrat u ndoqën nga Presidenti Tsai Ing-ven, i cili komentonte: “Aftësi të tilla luftimi vijnë nga stërvitjet rigoroze dhe vetëbesimi i forcave tona për të mbrojtur hapësirën ajrore”.