Berisha nis aksionin brenda PD

Takon demokratët e Tiranës në orën 18:00 dhe më pas diskutime në të gjitha rrethet

Ish-Kryeministri Sali Berisha fillon sot aksionin e tij politik kundër vendimit të Lulzim Bashës me synim ringritjen e PD-së në vlerat që u themelua. Takimet do t’i nisë me demokratët e Tiranës në orën 18:00, për të vijuar më pas në të gjithë rrethet e vendit.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, Berisha ftoi mbështetësit e tij në orën 18:00 në Hotel Rogner, në ciklin e takimeve “Foltore për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”! “Foltorja do të jetë një bashkëbisedim me demokratë dhe demokrate që nis në Tiranë dhe do udhëtojë në mbarë vendin”, shkruajti Berisha.

Leave a Reply