“Baku dhe Jerevani konfirmuan pjesëmarrjen për konsultimet në Moskë. Përgatitjet vazhdojnë në mënyrë aktive”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Zakharova
Moskë – Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova deklaroi se ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë do të marrin pjesë në konsultimet që do të mbahen në Moskë për çështjen e Malësisë së Karabakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për gazetarët, Zakharova vuri në dukje se konsultimet trepalëshe do të mbahen sot në nivel të ministrave të Jashtëm. “Baku dhe Jerevani konfirmuan pjesëmarrjen për konsultimet në Moskë. Përgatitjet vazhdojnë në mënyrë aktive”, tha Zakharova.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ftoi në Moskë ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit dhe Armenisë që më 9 tetor të marrin pjesë në konsultime nën ndërmjetësimin e Ministrisë së Jashtme të Rusisë lidhur me konfliktin në Malësinë e Karabakut që ndodhet nën pushtimin e Armenisë.