Azilkërkuesit shqiptarë, Rama: Macronit u duhet për t’ua thënë francezëve, e tha vetë

Kryeministri Edi Rama nuk e gjen të justifikuar pretendimin e Francës për numrin e lartë të azilkërkuesve shqiptarë.

Në konferencën për mediat, Rama tha se Macron e përdori për politikë të brendshme, ndërsa bëri përgjegjëse qeverinë franceze që nuk ka punuar në këtë drejtim si Gjermania për të shkurtuar procedurat e shqyrtimit të kërkesave për azil.

Përkundër kësaj, Rama tha se ka pasur ulje të azilkërkuesve shqiptarë në Francë krahasuar me vitet e tjera.

Shefi i qeverisë mohoi gjithashtu që krimi shqiptar të Holandë të jetë në nivele shqetësuese sikundër ky shtet pretendon.

Rama: Është e vërtetë që shqiptarët janë në një numër më të madh, por jo në një numër që po trondit Francën. Pse nuk janë në Gjermani, është destinacioni i parë i preferuar? Pse në Gjermani kanë rënë në mënyrë drastike dhe janë rritur në Francë?Gjermania ndryshoi regjimin e azilit dhe u spostuan në Francë se ka regjim azili shumë të avashtë. Këta njerëz jo nuk i gjykoj, por përkundrazi mendoj se nuk gjykohen. Ky është një fenomen që nuk mund luftohet se  po ja kërkon qeverisë shqiptare, kemi bërë maksimumin dhe jemi në bashkëpunim me Francën, shifrat kanë rënë.

Për çfarë diskutojmë, për politikë është kollaj fare. Hajde ja lëmë qeverisë se shqiptarët po lëvizin. Nuk jemi as në majë dhe as në fund. Shqiptarët kanë lëvizur gjithmonë. Ikin dhe vinë, kanë ikur dhe do vinë, kjo është bota që jetojmë sot. Sot që flasim ata që shkojnë për në azil në Francë në pjesën më të madhe nuk lëvizin nga Tirana sepse kontrollet janë bërë shumë të forta, lëvizin nga aeroportet e tjera në rajon.

Kjo kërkon një kordinim  për ti hequr nga duart e trafikantëve por është jo korrekte. Siç është jo korrekte që shqiptarët të bëhen shënjestër në një vend atje që janë mishëruesit e të gjitha të zezave për politikë të brendshme. Bishtat që dëgjoni në konferencat e sotme janë për ti dëgjuar ata atje. E dëgjuat presidentin e Francës çfarë tha? E tha vetë, si t’ja u shpjegoj francezëve këtë gjë. E tha në frengjisht ai dhe francezët ishin duke e dëgjuar: O bravo! Nuk i gjykoj, është normale. Nuk kam asnjë qëllim të fajësoj askënd, janë në të drejtën e tyre të mbrojnë interesat e tyre dhe të bëjnë atë që duket më e mira për vendin e tyre dhe fushatat e tyre. Se të thonë bëj këtë këtë dhe pastaj të thonë prit se kam zgjedhjet europiane!Domethënë se prit njëherë tani ti se unë kam interes tjetër. Me shtoj ujë dhe shto miell asnjëherë asnjë vend nuk mund të jetë në perfeksion.

Leave a Reply