Protestat paralizojnë Barcelonën, shtyhen 57 fluturime dhe mbyllen atraksionet turistike

Katalonja vijon të jetë një vatër e nxehtë protestash. Qytetarë të shumtë dolën sërish sot në rrugët e Barcelonës, e cila konsiston edhe në ditën e pestë të protestave kundër vendimit për të arrestuar nënte separatistë për tubimin e tyre për pavarësinë e rajonit.

Të paktën 57 fluturime janë shtyrë për një tjetër moment për shkak të grevës së përgjithshme të shpallur nga sindikatat pro-pavarësisë. Disa protestues bllokuan vendkalimet kufitare me Francën në Pireneje dhe dogjën goma ose vendosen barrikada të ngritura në rrugë të ndryshme në të gjithë rajonin.

Shërbimet hekurudhore u ulën ndjeshëm dhe shumë biznese dhe fabrika mbetën të mbyllura. Ato që po vuajnë më shumë janë atraksionet turistike në Barcelonë.

Muzeu Kombëtar i Artit i Katalonjës (MNAC) mban dhomat e artit Mesjetar dhe Rilindje dhe ekspozitën ‘Oriol Maspons’, ndërsa dhomat e artit modern dhe bashkëkohor, tarracat dhe biblioteka mbeten të mbyllura.

 Muzeu i Artit Bashkëkohor të Barcelonës (Macba) ka anuluar këtë javë hapjen e ekspozitës ‘Charlotte Posenenske, ndërsa “Fundació Miró de Barcelona” nuk ka mundur të hapë sallat e ekspozitës për shkak të grevë.

Qendra për Kulturë Bashkëkohore e Barcelonës (CCCB), duke marrë parasysh thirrjen në grevë dhe vështirësitë që lindin, ka vendosur të mbyllë ekspozitën ‘Feminizmi!’ për sot:

“Ne jetojmë në kohë të turbullta dhe konfliktet sociale dhe politike gjithashtu kalojnë hapësirat kulturore,” thuhet në faqet zyrtare në rrjetet sociale. Gjithashtu as “La Virreina “dhe Muzeu i Disseny nuk u hapën sot.

Sa i përket protestës së sotme, deri më tani nuk raportohet për të plagosur apo të arrestuar. Ndërkohë, mbrëmjen e së enjtes, bilanci ishte 16 të arrestuar dhe 42 të plagosur, duke e dërguar numrin në total të të arrestuarve në 200 persona.

Leave a Reply