Bakllava nga Shaqir Fetai me fitrat e BFI-së

“Event” i Shaqir Fetait bëhet ekskluzivisht për interes të tij, me atë nuk fiton asgjë as islami, as shqiptaria, as BFI-ja, por, thjesht, fiton bakllavaxhiu i Shaqir Fetait, fiton restoranti glamuroz, fitojnë pak “populizëm” edhe partiashët e Shaqir Fetait dhe, tërë kjo në dëm të fitrave dh zeqatit që janë mbledhur në emër të Medresesë Isa Beu. Paguaj myslimanët e ngratë, harxho Shaqir Fetai për të “blerë” pak përkrahje “politike e diplomatike”

Shkruan Kastriot Berisha

Manipulatori unikat që e ka RMV-ja, Shaqir Fetai, as pas tridhjetë ditëve të Ramazanit (nëse i ka agjëruar!), as në ditën e festimit të Fitër Bajramit, as para strukturave më të larta shtetërore, as para opinionit të gjërë të myslimanëve nuk skuqet por, vazhdon me përpjekjet për të manipuluar gjithësecilin! Shfrytëzon rastin për ta luluar “madhështinë” e vet duke shitur pallavra, duke rrejtur e duke prezantuar hipokrizi para mjeshtërve të deshifrimit të hipokrizisë!
Po si nuk i vie turp që të organizojë “manifestim” glamuroz, me qindra të ftuar, të hurit e të konopit, dhe që të gjithë t’i gostisë me “Bakllavën e Bajramit”, në një sallë e me ambient që kushton po aq lekë sa ka mbledhur “fitra për Medresenë”! Tani, a i ka mledhur ato fitra për nxënësit e Medresesë apo për ta gostitur tërë strukturën e BDI-së, e cila, natyrisht, ka shfrytëzuar rastin që të dëshmojë se, si parti, në vorbullën e mijëra kritikave anti-bdi, dinë t’i respektojnë edhe vlerat kombëtare e patriotike, por edhe vlerat fetare, siç është, pa dyshim, Fitër Bajrami! Shaqir Fetai e keqpërdorë këtë respekt partiak ndaj institucionit duke thënë: “ja, ja sa më do mua BDI-ja”! Kurse BDI, sa më parë që do të lirohet nga kjo hipotekë, nga ky medalion i UDB-së që mirë po u rri në kraharorë, aq më mirë do t’i kenë punët!
Shaqir Fetai pranon të bëhet personazh i skenareve të huaja në përpjekje për ta shkatërruar krejt BFI-në pasi që ta “vrasë” ish-resiul ulemanë, ndërsa nuk pranon që t’ia “vrasë” recidivistët e tij që ishin bashkëpunëtorë më të ngushtë në çdo veprim të tij, si dhe nuk pranon që të heqë dorë nga mënyra dhe metedat e tij si mjete recidive për ta shitur si përkrahje e bashkëpunim çdo vizitë e kontakt! Megjithatë, ish-reisi ka pasur pak më shumë cipë, ka pasur më të trashë perden e turpit, nuk i ka bërë gjërat siç i bënë Shaqir Fetai në mënyrë kaq të pistë. Ishte ide e H. Sulejman ef. Rexhepit për të organizuar “Bakllavën e Bajramit” për miq dhe për të gjithë ata që shprehnin dëshirë për të ardhur në kabinetin e tij dhe për ta uruar! Kah fundi, ata që shprehnin dëshirë për të ardhur tek ai ishin gjithnjë e më të paktë, strukturat shtetërore, partiake e diplomatike nuk dëshironin që ta legjitimojnë veprimin e “Rijasetit” ku aderonte si gjeldet edhe Shaqir Fetai. Duke e kuptuar këtë gjest, “erdhi ideja” që t’u bëhet një ftesë strukturave të caktuara për t’u qerasur me “bakllavën e bajramit”. Nuk ftoheshin më shumë se nja 50-60 vetë dhe, ndeja ishte i formatit “ketering”, në këmbë, përshendeteshin, uroheshin, nga një copë bakllave dhe, iknin. Në këtë takim vinin edhe ata përfaqësues të faktorëve të ndryshëm, të cilët, megjithatë, shprehnin respektin ndaj institucionit, ndaj fesë islame dhe ndaj vlerës islame. Këtë e di shumë mirë edhe Shaqir Fetai.
Shaqir Fetai, duke e parë se legjitimiteti po i bie përdhe, duke e parë se po bojkotohet ditë e më shumë, duke e parë se askush nga faktorët e rëndësishëm nuk po ia shkelë pragun e zyres, vendosi që ta përdorë metodën e “babait shpirtëror” të tij, H. Sulejman ef. Rexhepit dhe të organizojë diçka ngjashëm çka organizonte ai për qëllime personale! “Bakllava e Bajramit”! Por ama, shumë më “spetakolare” nga ajo që e organizonte efendi Rexhepi!
I kishte ardhur tërë ajo strukturë që realisht ndjehen të turpëruar me skandalin që e bënë duke e instaluar Shaqir Fetain në krye të BFI-së; të gjithë ata që nuk pranojnë t’i hynë në zyrën manipulative të Shaqir Fetait dhe, me qëllim që myslimanët e vendit mos t’i konsiderojnë si anti-fertarë e anti-islamistë, vendosin që ta dëshmojnë respektin ndaj vlerave të islamit, duke iu përgjigjur “manifestimit fetar”! Kësisoj i bie që, bakllava të ketë qenë e BDI-së por e blerë dhe e shtruar me paratë e BFI-së të grumbulluar nga fitri dhe zeqati i myslimanëve.
Të shkretët myslimanë, ndajnë nga kafshata e gojës për të dhënë fitrat, ndërsa Shaqir Fetai i harxhon në lluks dhe me njerëz të lluksit.
Të pranishmëve Shaqir Fetai i drejtohet me përshendetje prej arlekini:
“I nderuar zëvendës kryeministër i RMV-së, zotëri Artan Grubi”,
“Të nderuar ministra në ministritë e Qeverisë së RMV-së”! – Të nderuar ministra në ministritë!!! Plus dhe të qeverisë! Sjellje dhe logjikë kjo e hipokritëve më të poshtër! Qeveria e Maqedonisë ka shumë ministra! Pse nuk i nënvizon “ministra shqiptarë”, apo “myslimanë”? Sepse, ishin vtëm ministrat e BDI-së dhe, të mendojnë qytetarët se te Shaqua ishin të gjithë ministrat, absolutisht të gjithë! Ngjashëm si ato putanet që e kanë qejf lavdërimin e përdorimit të të gjithë meshkujve të mëhallës apo të katundit!
“Të nderuar deputetë të Parlamentit të RMV-së”! Sa deputetë? Të gjithë? 120 deputetë, apo, vetëm ata myslimanë, ose deputetët e BDI-së? Do me thënë, Shaqir Fetai i përshëndetë “të gjithë deputetët e Parlamentit” të pranishëm (!) në event, me qëllim që t’i ikë bdizimit të “eventit”!
“I nderuari kryetar i Bashkimit Demokratik, zotëri Ali Ahmeti”
“Të dreruar… kryetarë… që jeni prezent këtu të partive të tjera politike”! Asnjë nuk e përshendeti me emër e mbiemër, sepse, realisht nuk ishte asnjë kryetar tjetër përveç Ali Ahmetit! (Kur e pyetën Shaqir Fetain se cilët kryetarëtë tjerë i përshendeti, u tha që qëllimisht e bëri këtë përshëndetje, që Ali Ahmeti mos të ndjehet i vetmuar si kryetar, por edhe me qëllim që të tjerët të mos mendojnë se neve na do vetëm Ali Ahmeti, por na duan “të gjithë kryetarët e partive të tjera që ishin prezent këtu”!
“Te nderuar drejtorë në digasteret e ndryshme në qeverinë e RMV-së”! Ky është kulmi i hipokizisë së Shaqir Fetait! Me këtë përshëndetje deshifrohet tërë ajo përpjekje e tij për të shitur “mastrapalla” para auditoriumit dhe para opinionit! Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka mbi 100 digastere e drejtorë të nivelit të parë, ka mbi 2-300 të tjerë të nivelit të dytë dhe me mijëra të tjerë të nivelit të tretë! Pse Shaqir Fetai bëhet abdall në ditë me diell!
“Të nderuar kyetarë të komunave nga tërë territori i RMV-së”! Thotë njeriu që aty ishin prezentë 80 kryetarë të komunave të RMV-së dhe Shaqir Fetai, ashtu, toptan, i përshëndeti të gjithë, sepse para tij ishin “që të gjithë” (nuk është me rëndësi nëse i ka parë auditoriumi dhe opinioni apo jo)!
Përshëndeti lloj-lloj mahlukati por nuk i përshëndeti njerëzit e rëndomtë që i kishte ftuar aty për t’ia mbushur sallën e madhe! Nuk përshendeti as profesorë, as gazetarë, as profile të ndryshëm nga shoqëria civile, as filantropë! Dhe, tërë kjo përshëndetje, me atë tempo-ritëm të hipokritit të pederakaftë zgjati hiç më pakë se fiks gjashtë (6) minuta! Për ta vazhduar pastaj fjalimin, fillimisht në gjuhën maqedonase! Plus pastaj edhe tetë minuta fjalim! A e kupton Shaqir Fetai se të gjithë të pranishmëve ua ka thinjur me përshndetje prej gjashtë minutave! A e di që edhe bakllavën ua ka bërë me “krip”! A ka respekt Shaqir Fetai të paktën për kohën e diplomatëve e cila, në këto çaste të turbullta, një sekond u bëhet një shekull! Nëse ka koh Shaqir Fetai për të shitur “bakllavë me kopalla”, të tjerët nuk kanë kohë për t’ia dëgjuar diksionin prej arlekini një të poshtri, i cili, eventet i organizon për llogari të veten, ndërsa i paguan me paratë e fitrit!
Pra, tërë ai “event” i Shaqir Fetait bëhet ekskluzivisht për interes të tij, me atë event nuk fiton asgjë as islami, as shqiptaria, as BFI-ja, por, thjesht, fiton bakllavaxhiu i Shaqir Fetait, fiton restoranti i hotelit, fitojnë pak “popullizëm” edhe partiashët e Shaqir Fetait dhe, tërë kjo në dëm të fitrave dh zeqatit që janë mbledhur në emër të Medresesë Isa Beu. Paguaj myslimanët e ngratë, harxho Shaqir Fetai për të “blerë” pak përkrahje “politike e dilomatike”! Shaqir Fetain nuk e shpëton as Vetë Zoti, sepse, përfundimisht, Ai nuk e do! Nuk mund të ketë mëshirë ndaj faqeziut që shpenzon fitrin për “autoritet” personal!

Leave a Reply