Basha: PS ka humbur vota në bastionet e saj, kutitë me votat e PD nuk janë hapur ende

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se votat e numëruara deri më tani i përkasin bastioneve të Partisë Socialiste.

Në një deklaratë nga selia blu, Basha u shpreh se Partia Socialiste ka rënie të votave edhe në bastionet e saj, ndërsa kutitë me votat e Partisë Demokratike nuk janë hapur ende.

Siç e dimë të gjithë, qendrat e para që numërohen, të cilat janë të përcaktuara nga partia në pushtet, favorizojnë historikisht partinë në pushtet. Thën kjo, Partia Socialiste ka humbur thellë numrin e votave të numëruara në Tiranë, në zonat e mbyllura, në Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, kudo ku janë hapur këto kuti, të cilat faktikisht ishin shënuar, sistemi është bërë i tillë me kutitë ku gjoja PS-ja do të ishte më mirë. Kemi të bëjmë me një humbje të thellë të Partisë Socialiste dhe një fitore, një rritje të numrit të votave për Partinë Demokratike, për koalicionin për ndryshim.

Ky është fillimi pas kutive që shpresonin t’i kishin bastion, ku qartësisht janë ndëshkuar siç ishte zona 10 në Tiranë, ku Partia Demokratike ka një rritje prej 30% dhe PS-ja ka një rënie prej 200 votash, apo në zonën e Memaliajt, Këlcyrë, Përmet ku po kështu janë ndëshkuar qartësisht nga qytetarët do të vij dhe radha e kutive të tjera. Por ajo që është e qartë si dritë dielli, është deri sa janë ndëshkuar në ato që i ishin bastione, ne presim që vota për Ndryshim të vazhdojë dhe fitorja e Alencës për Ndryshim të konfirmohet në të gjithë vendin. Çfarë është e rëndësishme tani është që ata që e dinë fare mirë se me projeksionet aktuale, se çfarë i pret në kutitë e tjera, t’i lënë lojrat, janë ata që kanë bllokuar numërimin në Kamëz dhe Paskuqan, janë ata që përpiqen të bllokojnë numërimin në Durrës e kudo tjetër.

Le të vazhdojnë numërimin sepse vuillneti i popullit është në kuti. Ndaj, thirrja ime ndaj çdo numëruesi dhe çdo komisioneri është: vazhdoni punën sipas ligjit me përgjegjësi, me seriozitet. Vullneti i popullit është në ato kuti, numërimi do të bëhet në mënyrë strikte dhe rigoroze sipas ligjit dhe unë jam i bindur që ashtu siç janë kthyer në ato që i konsideronin bastionet e tyre, ashtu në fund të ketij numërimi, ndryshimi do të jetë i prekshëm për të gjithë. Fitorja e Aleancës për Ndryshim është e padiskutueshme, fitorja e Shqipërisë do t’i takojë çdo shqiptari”. /tvklan.al

Leave a Reply